09:26 / E Mërkurë, 25 Tetor 2023 / MSH

Siria thotë se sulmet izraelite kanë vrarë tetë ushtarë sirianë

Tetë ushtarë sirianë janë vrarë dhe shtatë u plagosën nga sulmet izraelite në pozicionet ushtarake në provincën jugore të Daraa, raportojnë mediat shtetërore.

Agjencia shtetërore e lajmeve siriane SANA thotë se sulmi ndodhi rreth orës 01:45 me orën lokale të së mërkurës, transmeton BBC.

Ushtria izraelite konfirmoi se sulmoi objektivat siriane.

Sipas saj, avionët luftarakë kryen një sulm mbi infrastrukturën ushtarake dhe armatim, pasi raketat u hodhën përtej kufirit.