17:21 / E Premte, 28 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Sirianët futen në Kosovë, pronari i një restoranti bën veprimin njerëzor

Kosova po vazhdon të jetë si rrugë lidhëse e sirianëve të cilët destinacion kanë vendet e Bashkimit Evropian.

Rreth 11 sirianë, sot u strehuan në një restorant të Podujevës.

Pronari i këtij biznesi (“Ora”), Ditar Hoti bëri një veprim njerëzor.

Ai iu dha ushqim e pije këtyre shtetasve, shkruan Indeksonline

Po ashtu mësohet se nuk është hera e vetme që pronari i këtij biznesi i ka ndihmuar sirianët, ai i kishte ndihmuar edhe në disa raste tjera.

Mësohet se rrugëtimi i tyre nisi dhe pritet të ketë këtë cak: Turqi, Greqi, Shqipëri, Kosovë, Serbi, Hungari…

Më poshtë, disa foto: