12:43 / E Premte, 09 Tetor 2020 / indeksADMonline

Sistemi i Arsimit në Kosovë nën llupën e Raportit të Progresit të Komisionit Evropian 2020

Fraza :” Nuk ka pasur progres gjatë vitit të kaluar dhe cilësia e arsimit duhet të përmirësohet në mënyrë të konsiderueshme” ka filluar viteve te fundit të bëhet rutinë në raportet e progresit të Komisionit Evropian për Kosovën.
Ky konstatim nuk paraqet ndonjë befasi në kohën e pandemisë globale, por e keqja me e madhe qëndron në faktin se Kosova sipas vlerësimit të raporteve të viteve të fundit të këtij Komisioni, duket si të ishte me decenie në pandemi.
Konstatimet e raportit se Kosova duhet :


 të zbatojë në mënyrë sistematike mekanizmat e sigurimit të cilësisë në të gjitha nivelet e arsimit dhe të përmirësojë qasjen në arsimin cilësor në nivelin parashkollor dhe për grupet e margjinalizuara;
 të finalizojë zbatimin e Kornizës së re Kurrikulare për arsimin bazë me libra shkollorë cilësorë duke ofruar trajnime të qëndrueshme për mësuesit;
 të rritet ofrimi i arsimit dhe aftësimit profesional cilësor për profesionet e kërkuara;
 të përmirësojë sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë duke përmbushur rekomandimet e Shoqatës Evropiane për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë duke rishikuar legjislacionin përkatës (siç janë Ligji për Arsimin e Lartë dhe Ligji për Agjencinë e Akreditimit të Kosovës).

Pra Kosova vazhdon të qëndroj besnikërisht në të ashtuquajturën “fazë të hershme të përgatitjes në fushën e arsimit”

Sipas Raportit të Kombeve të Bashkuara kushtuar përmbushjes së Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Arsimit për vitin 2020, bota është shumë largë arritjes së objektivave në fushën e edukimit dhe arsimit. Para krizës së koronavirusit, parashikimet treguan se më shumë se 200 milion fëmijë do të ishin jashtë shkollës, dhe vetëm 60 përqinde të të rinjve do të përfundonin arsimin e mesëm të lartë sipas strategjisë të përcaktuar deri në 2030.

Tani ky parashikim duket i pamundur të realizohet, sepse sistemet arsimore në të gjithë botën janë goditur rëndë dhe papritur nga pandemia.

Mbylljet e shkollave për të ndaluar përhapjen e COVID-19 kanë prekur shumicën dërrmuese të popullsisë së globit.
Më shumë se 190 vende të botës kanë zbatuar mbylljen e shkollave. Rreth 90 % e të gjithë nxënësve nga 1.57 miliardë, kanë mbetur jashtë shkollës. Megjithëse mësimi në distancë ështëofruar në katër nga pesë vendet e botës, me mbylljen e shkollave, të paktën 500 milion fëmijë
dhe të rinjë aktualisht janë përjashtuar nga këto opsione.
Raporti i Kombeve të Bashkuara nuk ka të dhëna për Kosovën por kriza e shkaktuar nga
pandemia do të ketë pasoja të pariparueshme edhe për arsimin tonë.
Dihet se 30% e fëmijëve në Kosovë nuk e kanë ndjekur mësimin në distancë, nuk janë
organizuar vlerësimet e jashtme, si testi i arritshmërisë dhe ka pasur probleme serioze në procesin e brendshëm të vlerësimit nëpër shkolla.
E kemi dëgjuar me vite të tëra si refren, dhe të gjithë pajtohemi se sistemi i e dukimit dhearsimit nuk është trajtuar asnjëherë si prioritet shtetëror, me përjashtim të premtimeve elektorale.


Në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian thuhet se shpenzimet publike për arsimin në Kosovë nuk u rritën, duke mbetur në 4.7% të BPV.

Si pasojë e kësaj gjendjeje, vetëm 6.2% e fëmijëve të moshës 0-5, janë përfshirë në institucionet parashkollore, shumë larg nga mesataja e shtetve të OECD, e cila është mbi 87 % dhe synimeve të projektuara të Kosovë që parashikonin përfshirjen e 95 % të fëmijëve të këtij niveli në institucionet parashkollore në vitin 2020.
Aktualisht ekzistojnë vetëm 44 kopshte publike, të shpërndara në 23 nga 38 komunat e vendit.

Planet e qeverisë për të rritur këtë numër po përparojnë shumë ngadalë, thuhet në raport.
Gjendja paraqitet më e mire në përfshirjen e fëmijëve të moshës 5 vjeçare ku shkalla e përfshirjes ka arritur në 92.5 %.

Në arsimin fillor, niveli 1, janë të përfshirë të gjithë fëmijët por në nivelin 2, në arsimin e mesëm të ulët, që gjithashtu është i detyrueshëm, shkalla e përfshirjes është 92.5 %.


Në arsimin e mesëm të lartë, nivelin 3, në gjimnaze dhe shkolla profesionale, shkalla e përfshirjes është 86.8%, ku dominon orjentimi i nxënësve në gjimnaze, 53 % ndaj shkollave profesionale ku janë të orjentuar 47 % e tyre. Ky disproporcion po vazhdon të rritet në favor të
gjimnazeve në vend se të jetë e kundërta.

Shkaqet dihen, rrjeti i shkollave profesionale nuk është në përputhje me kërkesat e të tregut të punës. Në të gjitha lëmenjtë e punës ku Kosova ka potenciale për punësimin e të rinjëve kemi numër simbolik të fëmijëve.

Problemet me cilësinë në arsimin parauniversitar janë të lidhura ngusht me kurrikulin shkollor. Korniza Kurrikulare e Kosovës është hartuar pa përfshirjen e kuadrove vendore dhe si e tillë asnjëherë nuk është akceptuar plotësisht nga mësimdhënsit, të cilët janë agjentët kryesorë të ndryshimit.

Edhe pse e pilotuar në vitin 2012 dhe e zbatuar nga viti 2017, ajo asnjëherë nuk është kompletuar, pasi kurr nuk ështe hartuar kurrikuli për arsimin profesional. Poashtu disa ditë para se të përfundojë mandati i Qeverisë Haradinaj, MASHT-i aprovojë kurrikulin bërthamë për niveli 01 dho 02, por nuk po zbatohet, për shkak të refuzimi të edukatorëve te cilët janë
injoruar nga ky proces.

Të diskriminuar janë sidomos fëmijët me aftësi të kufizuara dhe ata me prirje dhe aftësi të veçanta, të cilët nuk gëzojnë përkrahjen e duhur për arsimim cilësor. Vendimi i Parlamentit të Kosovës për sigurimin e pagave për 100 asistentë për punë me fëmijë me nevoja të veçanta, nuk është realizuar plotësisht, kurse Gjimnazi Matematikor në Prishtinë i destinuar për nxënësit
e talentuar për matematikë dhe shkenca ekzakte, ka mbetë pa kurrfar përkrahje nga
MASHT.
Në raport janë adresuar edhe problemet me përfshirjen në arsim të grupeve të
margjinalizuara, shkalla e lartë e braktisjes së shkollës nga fëmijët e komunitetit romë dhe
ashkali dhe mosmbështetja e premtuar financiare, e funksionimit të qendrave të të mësuarit, të
themeluara dhe të mbështetura kryesisht nga donatorët.
Sa i përket arsimit të lartë, Kosova vazhdon të ketë një numër të madhë të studentëve (dyfishi
i mesatares së BE-së), thuhet në raport. Përkundër shkallës rekorde të përfshirjes në këtë nivel,
sidomos numrit të lartë të studentëve në profilet ekonomike dhe të drejtësisë, sondazhet me
bartësit e bizneseseve kanë identifikuar mungesë aftësishë në shumë fusha sidomos në fushën
e IT dhe inxhinierisë, vazhdon raporti.
Tutje në raport thuhet se korrupsioni dhe ndërhyrjet politike mbeten probleme të mëdha në të
gjitha nivelet e arsimit, veçanërisht në arsimin e lartë. Rekrutimi dhe promovimi i personelit akademik kryesisht nuk është i bazuar në merita dhe arritjet shkencore, botimet dhecperformancat shpesh neglizhohen. Nuk është ndërmarrë asnjë veprim i mjaftueshëm për të
adresuar rastet e sjelljes së keqe akademike dhe plagjiaturës.

Këto konstatime janë të dhimbëshme por fatkeqësisht të gjitha të verteta. Ende nuk është miratuar Ligjin i ri për Arsimin e Lartë, që do të forconte autonominë e institucioneve dhe do të përmirësonte sigurimin e cilësisë dhe integritetin akademik.


Gjithashtu problemet me revokimin e anëtarësimit në Agjencinë e Akreditimit të Kosovës në Shoqatën Evropiane për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) në shtator 2019, pasi MASH-ti dhe Qeveria e Kosovës dështoi për t’iu përmbajtur rregullave dhe standardeve të
ENQA-as. Agjencia tani duhet të pres deri në vitin 2021 që të ketë të drejtë të ri-aplikojë për anëtarësim. Si rezultat i ndërhyrjeve politike Agjencia nuk po përkrahet, si e tillë ka mbetur me burime të dobëta, me vetëm katër anëtarë të stafit, dhe vendimi i bordit për mosakreditimin e
85 programet për shkak të mos përmbushjens së kritereve minimale të akreditimit u pritë me kritika të padrejta, vazhdon raporti.


Kosova vazhdon të mbetet në fazë të hershme të përgatitjes për shkencë dhe hulumtim.
Politikat e hulumtimit dhe inovacionit në Kosovës mbeten të pazhvilluara. Baza ligjore përbëhet nga një Ligj për Veprimtaritë Kërkimore Shkencore dhe një Ligj për Inovacionin Shkencor, Transferimin e Njohurive dhe Teknologjisë. Në të dy rastet, shumë dispozita të këtyre ligjev mbeten të pa implementuara, përfshirë kërkesën për të zhvilluar një program kërkimor në të gjithë Kosovën. Si rezultat, nuk ka asnjë qasje strategjike për zhvillimin dhe promovimin e aktiviteteve kërkimore thuhet ne raport.

Vetëm 0,1 % i BPV ndahet për kërkime shkencore edhe pse me ligj është garantuar një buxhet prej 0,7% e BPV.
Megjithatë në vitin 2019 ështe shënuar një përmirësim i përformancës me pjesëmarrjen e Kosovës në projektin Horizon.
Horizon 2020, është programi më i madh i Kërkimit dhe Inovacionit i BE-së, i zbatuar ndonjëherë, me gati 80 miliardë € financim të disponueshëm për vitet, 2014-2020. Ky instrument financiar zbatohet nga Unioni i Inovacionit, një iniciativë kryesore e Evropës 2020, që synon të sigurojë konkurrencën globale të Evropës.
Horizon 2020, ka mbështetjen politike të liderëve të Evropës dhe anëtarëve të Parlamentit Evropian. Ata ranë dakord që kërkimi është një investim për të ardhmën tonë dhe kështu e vendosën atë në zemër të planit të BE-së.
Cilësia e programeve pasuniversitare për përgatitjen e kuadrove për karrierë kërkimore është e dobët. Kërkimi nuk është një përparësi për universitetet, prandaj pjesa më e madhe e fondeve alokohet për mësimdhënie. Institucionet e arsimit të lartë, private dhe publik aplikojnë kritere shumë të pabarabarta për promovim, bazuar në kërkime shkencore dhe botime.
Si përfundim, Sistemi Arsimor i Kosovës është joefektiv dhe nuk garanton vlerën shtesë për qytetarët e Kosovës.