12:22 / E Premte, 18 Qershor 2021 / OSH

Situata me COVID-19 në SHSKUK: 77 pacientë në trajtim

Në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 77 pacientë.

Nga ta, 28 janë të konfirmuar me COVID-19, ndërkaq 55 me oksigjeno-terapi, sipas raportit të punës për ditën e sotme.

Në QKUK janë të shtrirë 55 pacientë ku 15 nga ta janë të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, derisa 46 pacientë janë me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:

Klinika Infektive, 15 pacientë, 1 në gjendje të rëndë

Klinika e Pulmologjisë, 40 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 22 pacientë, nga ta 13 janë të konfirmuar pozitivë dhe nëntë me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 5 pacientë

Spitali i Gjakovës, 1 pacient

Spitali i Pejës, 7 pacientë

Spitali i Gjilanit, 3 pacientë

Spitali i Ferizajt, nuk ka pacientë

Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë