19:17 / E Enjte, 03 Dhjetor 2020 / Blerim

Situatë alarmante në Maqedoninë e Veriut, 22 të vdekur dhe mbi 1 mijë raste të reja

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ditën e sotme ka raportuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 22 persona si shkak i COVID-19.

Kështu që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar  1,847 viktima. Po ashtu sipas të dhënave në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 1,341 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 65,231 persona numrin e përgjithshëm i të prekurve nga virusi, që prej fillimit të emergjencës shëndetësore.

Në rajon që prej fillimit të emergjencës shëndetësore deri më tani kanë fituar betejën me sëmundjen vdekjeprurëse 41,656 pacientë, ndërsa në gjendje të rëndë për jetën janë 138 të tjerë.