21:09 / E Diele, 25 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Situatë alarmante te Bayerni, lojtarët kundër trajnerit

Gjërat te skuadra e Bayern Munchen nuk kanë shkuar aspak mirë dhe duket se klubi është duke kaluar një krizë.

Ditën e djeshme bavarezët barazuan me skuadrën e Duseldorfit me rezultatin 3 me 3 dhe sipas asaj që bën me dije “BILD” lojtarët janë rebeluar pas trajnerit.

“Menjëherë pas ndeshjes në dhomën e zhveshjes, një numër i madh lojtarësh flisnin kundër trajnerit. Presidenti i Bayernit, Uli Hoeness tha se e ardhmja e Kovaç do të vendoset nga lojtarët” – shkruan “Bild”.