10:34 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2019 / indeksADMonline

“Situatë dramatike”, presidenti Meta takohet sot me Berishën, zbulohen detajet e para

Një ditë pasi takoi ish- presidentin Rexhep Meidani dhe krerët e partive që dogjën mandatet dhe janë jashtë Parlamentit, për të diskutuar për situatën ku ndodhet vendi që e ka quajtur dramatike, kreu i shtetit do e nisë këtë të mërkurë ditën me një tjetër takim.

Burime për “Panoraman” kanë konfirmuar se presidenti Ilir Meta do të takohet sot me Sali Berishën, në cilësinë e ish-presidentit, në vijim të turit të konsultimeve që ka nisur për situatën politike.

Takimi do të mbahet në Presidencë në orën 12:00.

Një ditë më parë, kreu i LZHK-së Dashamir Shehi tha per mediat se kreu i shtetit ëeshtë e mendimit qëe zgjedhjet të behen sa më shpejt të jetë e mundur.