11:08 / E Mërkurë, 27 Maj 2020 / indeksADMonline

Sjellja e poshtër e policit amerikan, e mbytë një person duke i bllokuar frymëmarrjen me këmbë

Një video ka tronditur gjithë opinion në botë ku shihet se si një polic amerikan sillet në mënyrë brutale duke e goditur për vdekje një afro-amerikan.

Bëhet fjalë për George Floydin, 46 vjeçin, i cili vdiq pas dhunës së ushtruar nga oficeri i policisë në Minneapolis, ndërroi jetë.

Pamjet tregojnë se si polici shtyp me gjurin e tij për shumë minuta të ndjerin, transmeton Indeksonline

George Floyd i përgjërohej policit se nuk mund të merrte frymë, mirëpo ai nuk e lëshon.

Mediat tregojnë se një pronar i një lokali e kishte thirrur policin nën dyshimin se  George Floyd ka dashur të merrte mallra me kuponë fallco.

Kur arritën policia, Floyd ishte në makinën e tij. Thuhet se i njëjti ishte i dehur.  /Indeksonline/

Shumë njerëz u mblodhën në mënyrë spontane për një demonstrim pas arrestimit fatal
What we know about Derek Chauvin and Tou Thao, two of the officers ...
George Floyd's cousins speak out about heartbreak over his death ...