10:06 / E Martë, 16 Prill 2024 / L K

Sjellja e turpshme e tre lojtarëve të Chelseat, çfarë tha Pochettino pas ndeshjes

Një penallti e kryer ndaj Noni Madueke rkur rezultati ishte 4-0 për Chelsean, shkaktoi një debat mes Madueke, Cole Palmer dhe Nicolas Jackson.

Tre lojtarët patën një konfrontim të momentit në dilemën se kush duhej të ekzekutonte penalltinë.

Conor Gallagher, Thiago Silva dhe Malo Gusto u desh të ndërmjetësonin që diskutimi dhe shtytja të mos përshkallëzohej dhe në fund u vendos që Palmer të ekzekutonte atë.

“Ne nuk mund të sillemi në këtë mënyrë. U thashë se kjo është hera e fundit që pranoj një sjellje të tillë. Kjo nuk është shaka. Unë ua kam bërë të qartë lojtarëve, dhe gjithashtu ua bëj përmes jush tifozëve, se Cole Palmer është opsioni i parë për të ekzekutuar një penallti. Por nëse ai dëshiron t’ia japë atë dikujt tjetër, ai mund ta bëjë, por jo në këtë mënyrë, është një situatë e trishtueshme që ka ndodhur dhe nuk mund të ndodhë më” ka thënë Pochettino pas ndeshjes./Indeksonline/