12:51 / E Shtunë, 24 Shkurt 2018 / indeksADMonline

S’ka asnjë telashe ndërmjet Pacollit dhe Haradinajt, ja çfarë biseduan sot në zyrën e Kryeministrisë

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka pritur gjatë ditës në zyrën e tij zv/kryeministrin, Behgjet Pacollin.

Përkundër që në disa media është raportuar se ka lëkundje të koalicionit nga partia e ‘bacit’, AKR-ja, ndryshe po thotë Haradinaj.

“Mëngjesin e sotëm, me zëvendëskryeministrin e parë, Behgjet Pacollin, zhvilluam një takim përmbajtësor pune. Është kënaqësi të kesh bashkëpunëtor energjik, me të cilin ndajmë vizionin e përbashkët që mos të ndalemi përballë sfidave dhe të punojmë për mirëqenien e qytetarit”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Ndryshe, para disa ditësh Pacolli kishte shprehur pakënaqësi për autostradën Gjilan-Prishtinë, por si duket gjithçka është dekoruar ndërmjet AAK-së dhe AKR-së. /Indeksonline/