16:54 / E Premte, 05 Janar 2018 / indeksADMonline

S’ka borë ende, kaq ‘nxehtë’ do të jetë ky vikend!

Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Si pasojë e çvendosjes së rrymave ajrore nga veriu në lindje  e të cilat më tej nën ndikimin e fushave anticiklonike do të shtrihen mbi territorin tonë duke ndikuar edhe më tej në përmirësimin e kushteve meteorologjike.

Temperaturat do të jenë mbi vlerat e mesatareve në të dy vlerat ekstremale .Minimalet do të lëvizin nga -1deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë  Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare./Indeksonline/