23:54 / E Shtunë, 06 Prill 2024 / G T

S’ka fitues në 90 minuta, finalja e Copa del Rey shkon në vazhdime

Ka përfunduar edhe pjesa e dytë mes Athletic Bilbaos dhe Mallorcas, finalja e madhe e Copa del Rey.

Ndeshja ka shkuar në vazhdime pasi dy skuadrat janë duke barazuar me shifrat 1:1, shkruan Indeksonline

Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi Daniel Rodriguez në minutën e 21’të.

Kurse golin e barazimit e shënoi Sancet në minutën e 50’të.

Tani ndeshja në “La Cartuja” ka shkuar në vazhdime ku do të luhen dy pjesë me nga 15 minuta./Indeksonline/