75 Mall Live Search
22:51 / E Martë, 11 Shkurt 2025 / MSH

S’ka hapësirë për dilema – Reali barazon rezultatin

Real Madridi SËRISH ka barazuar rezultatin me Manchester Cityn.

Brahim Diaz i shënoi ish-ekipit të tij në minutën e ’86-të, për të çuar rezultatin në 2:2, shkruan IndeksOnline.

Me një asist të bukur nga Vinicius Jr, Diaz tundi rrjetën e Edersonit, duke ndërprerë kështu festën e “Citizens” të nisur 6 minuta më parë, pasi Haalandi shënoi për 2:1.

Ndeshja e kthimit mes dy ekipeve luhet më 19 shkurt, në “Santiago Bernabeu”./IndeksOnline/