18:10 / E Shtunë, 15 Prill 2023 / C E

S’ka këndellje për Chelsean, mposhtet me përmbysje nga Brightoni

Chelsea nuk e ka ndërmend të këndellet as me Lampardin si trajner.

Blutë e Londrës sot pësuan humbje me përmbysje 1:2 në shtëpi nga Brighton.

Gallagher kaloi vendasit në epërsi në minutën e 13-të të ndeshjes, i asistuar nga Mudryk.

Por, Ëelbeck realizoi tre minuta para fundit të pjesës së parë, për të barazuar shifrat.

Në të 70-tën, Enciso përmbysi komplet rezultatin dhe ia dha fitoren Brightonit.

Kjo humbje e fundos edhe më shumë ekipin e Lampardit, që ka tri humbje në tri ndeshjet në krye të klubit.

Aktualisht, Chelsea tani gjendet në pozitën e 11-të me 39 pikë.

Në anën tjetër, Brighton shkon në kuotën e 49 pikëve në vendin e shtatë në tabelë.