10:45 / E Enjte, 14 Nëntor 2019 / indeksADMonline

S’ka kufi për ne, “Dardanët” nga krejt bota ia mësyejnë Pelzenit, ja një grup nga Vjena

Me bileta e pa bileta, kosovarët sot ia kanë mësyer Çekisë, përkatësisht qytetit Pelzen. Një grup nga Vjena ka publikuar fotografinë para nisjes për Çeki.

Dhjetëra “Dardanë” me simbole shtetëtore e kombëtare kanë marrë rrugën e hajrit për të përkrahur heronjtë e sportit kosovar.

Në Pelzen sot pritet të jenë mbi 2000 kosovarë nga tërë bota të cilët do të jenë zëri mbështetës i përfaqësueses sonë në ndeshjen historike./Indeksonline/