17:54 / E Shtunë, 07 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

S’ka kush i ndal, Liverpool marshon fuqishëm drejt titullit

Liverpool ka arritur fitore në udhëtim ndaj Bournemouth me rezultat bindës 0:3.

Ishte Chamberlain ai që realizoi i pari për “Reds” në minutën e 35-të, për ta vazhduar më pas Keita pas një asistimi me thembër të Salah.

Keita ia ktheu nderin Salahut në pjesën e dytë kur asistoi për rezultatin përfundimtar, shkruan Indeksonline.

Me këtë  fitore, Liverpool tani ka 46 pikë, 11 më shumë se Leicester i cili ka një ndeshje më pak./Indeksonline/