19:16 / E Shtunë, 14 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

S’ka marrëveshje, LDK e LVV: Do të takohemi deri sa të arrihet

Ka mbaruar takimi pas tri orësh mes liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa në përpjekje të arritjes së marrëveshjes bashkëqeverisëse, shkruan Indeksonline.

Ata se bashku me  vartësit e tyre kanë zhvilluar diskutimet në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se nuk është arritur ndonjë marrëveshje ende.

“Ne po i vazhdojnë takimet, nuk i kemi përmbyllur tani, besoj që ditët e ardhshme do të takohemi ende.

Nuk kemi ardhur te një konkludim. Jemi pajtuar që të takohemi deri në arritje të marrëveshjes”, ka thënë ai.

Ndërsa Glauk Konjuca nga LVV ka thënë se duhet të shohim se si do të veprojmë në ditët e ardhshme.

“Krejt çka mundem të ju them është se duhet të shohin në ditët e ardhshme se si do të veprojmë”, ka thënë ai.

Kjo është dita e dytë me radhë që janë  takuar liderët e VV-së dhe LDK-së./Indeksonline/