75 Mall Live Search
19:21 / E Shtunë, 16 Maj 2026 / L A

S’ka ndërmend të ndalet, Neuer pritet të marrë pjesë në Botëror me Gjermaninë

Manuel Neuer ishte një nga portierët më të mirë këtë sezon.

Ndonëse është 40-vjeçar, ai me performancat e tij ndikoi në suksesin e Bayernit, të cilët fituan Bundesligën dhe tani janë në garë për të fituar edhe Kupën e Gjermanisë.

Mirëpo bomba e radhës erdhi nga Gjermania, pasi që Neuer pritet që të ndërpres pensionimin nga futbolli ndërkombëtar dhe të jetë 1-shi i “Die Mannschaft”, me listën që publikohet më 21 maj.

Neuer, ishte pensionuar nga Kombëtarja Gjermane pas përfundimit të “Euro 2024”./IndeksOnline/