75 Mall Live Search
21:00 / E Hënë, 13 Prill 2026 / L A

S’ka që e ndal Laçin, shënon një “volley” ndaj Gaziantepit

Qazim Laçi po kalon një superformë në Turqi.

Ylli kuqezi, shënoi një supergol ndaj Gaziantepit me anë të një “volley”, në minutën e 79-të, duke e barazuar rezultatin për Rizesporin.

Goli i tij ishte pikë kthese për Rizesporin, pasi që Ali Sowe shënoi golin e përmbysjes duke i dhënë fitoren.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes është 2-1./IndeksOnline/