S’ka rëndësi pse është legjendë, momenti kur trajneri e rikthen në stol Marcelo-n sepse nuk ia dëgjonte udhëzimet
Skuadra e Fluminense barazoi 2:2 ndaj Gremio-s në Serie A të Brazilit.
Vëmendje të madhe mori momenti kur ish-mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo po bëhej gati për t’u futur në lojë, shkruan Indeksonline
Trajneri i klubit brazilian, Mano Menezes iu afrua Marcelo-s dhe po tentonte t’i jepte disa udhëzime para se të futej në lojë.
Marcelo vendosi të mos e dëgjonte dhe kjo i pengoi shumë trajnerit, i cili me nervoz e riktheu sërish në stol legjendën e futbollit brazilian.
Kujtojmë që Marcelo ka kontratë me klubin nga Brazili vetëm deri në fund të këtij viti dhe më pas mbetët “lojtar i lirë”, apo edhe mund të pensionohet./Indeksonline/
Fluminense manager Mano Menezes was ready to sub on Marcelo last night and was in the middle of giving him instructions, when Marcelo told him not to touch him.
— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) November 2, 2024
So the manager pushed him back on the bench and didn't sub him on anymore. 🤯😂pic.twitter.com/LKqx7yJnt1