10:48 / E Premte, 18 Shtator 2020 / indeksADMonline

S’ka rritje pagash këtë vit, në Zvicër

Rënia e pagave në Zvicër ka filluar. Sindikatat janë angazhuar menjëherë për të ruajtur kontrollin te fuqia punëtore zvicëriane.

Në fillim të vjeshtës, në Zvicër, shumë punonjës zakonisht konsiderojnë fillimin e negociatave me eprorët e tyre për rritjen e pagave në punët e tyre.

Por, për shkak të krizës ekonomike, pronarët e firmave nuk po pranojnë kërkesa të tilla nga punëtorët e tyre.

“Në 90 për qind të rasteve, megjithatë, është shumë e rrezikshme të trajtojmë temën e pagave tani. Nëse punoni për një kompani që nuk është nën presion ekstrem për shkak të krizës dhe keni një marrëdhënie shumë të mirë me punëdhënësin tuaj, mund të konsideroni një negociatë mbi pagën. Shumë kompani janë nën presion dhe po konsiderojnë të zëvendësojnë punëtorët e shtrenjtë zviceranë me më të lirë nga jashtë”, ka thënë Urs Klingeri, pronar i një firme këshilluese.

Zvicra pritet të shënojë rekord negativ të rënies ekonomike në vitet e fundit. Vetëm 0.1% pritet të jetë rritje nominale ekonomike. Ekonomisti i njohur zviceran, Dianel Lampard ka sqaruar se cila biznese janë në situatë më të favorshme.

“Situata e biznesit është veçanërisht e mirë për bankat, në industrinë e ushqimit, sidomos të ushqimit luksoz dhe në industrinë e ndërtimit”, ka thënë ai.

Shumica e sindikatave po kërkojnë që rritja e pagave për punëtorët këtë vit të jetë së paku 100 franga./Indeksonline/