11:55 / E Martë, 04 Gusht 2020 / indeksADMonline

S’ka Top të Artë, por do të ketë…

France Football ka vendosur ditë më parë që këtë vit mos të ketë fitues të Topit të Artë.

Por, magazina e njohur që ndan çmimin për lojtarin më të mirë të vitit ka vendosur që të ketë përzgjedhje të formacionit të vitit.

Vendimi është marrë sot ku është njoftuar se në fund të vitit magazina do të emërojë 11-shen e sezonit, dhe jo ndarjen e çmimit të Topit të Artë.

Vendimi për anulimin e çmimit të lojtarit të vitit është marrë për shkak të pandemisë dhe pauzimit që kishte futbolli në të gjitha ligat./Indeksonline/