75 Mall Live Search
11:19 / E Shtunë, 09 Shtator 2023 / mp

“S’kam parë kurrë diçka të tillë”, dëshmi nga zona e shkatërruar në Marok

“Ishte një tmerr i vërtetë”, tha Rida Fakhar, një gazetar marokien, i cili ndodhej në Marrakesh në momentin kur tërmeti goditi vendin mbrëmjen e së premtes.

Ai tha se ishte shumë më i fuqishëm se çdo tërmet që ka ndodhur më parë në Marok, një vend ku lëkundjet sizmike janë relativisht të rralla.

“Ishte shumë i fortë, nuk kam përjetuar kurrë diçka të tillë. Disa njerëz në qytet e kaluan natën duke fjetur në rrugë nga frika e shembjes së ndërtesave të tyre”, tha Fakhar.

Një nga problemet kryesore të grupeve të kërkim-shpëtimit është se epiqendra e tërmetit është në një terren të vështirë dhe rrugët janë shkatërruar.

“Ka kaq shumë fshatra rreth maleve të Atlasit që janë të vështira për t’u arritur”, tha ai.

Por gazetari u shpreh se ishte i bindur se autoritetet marokene kishin burimet e nevojshme për të kryer përpjekjet e kërkimit, shpëtimit dhe rikuperimit, pavarësisht ndihmës të ofruar nga Kombet e Bashkuara.