23:26 / E Enjte, 29 Mars 2018 / indeksADMonline

Skandal i madh në sportin australian (Video)

Skandali ka kapluar sportin australian! Përfaqësuesit e këtij vendi në sportin e Kriketit u kapen mat duke mashtruar.

Gjatë ndeshjes kundër Afrikës së Jugut në “Cape Town”, televizioni kapi një moment, ku Cameron Bancroft futi një letër të dyshuar në të brendshme, transmeton IndeksOnline.

Pas ndeshjes, Bancroft dhe shoku i tij Steve Smith pranuan se donin ta ndryshonin karakteristikën e topit.

Rasti mori reagime të mëdha dhe u dhanë dënime të merituara nga Federata e Kriketit Australian.

Kapiteni, Steve Smith dhe zëvendësi i tij, Davide Worne u pezulluan për 12 muaj, kurse Bancroft vetëm 9 muaj.

Zgjedhësi, Daren Leman tha se nuk kishte idenë e këtij plani, por dha dorëheqje menjëherë.

Përndryshe, kriket është sporti i dytë më popullor në botë../IndeksOnline/