19:59 / E Shtunë, 22 Shkurt 2020 / indeksADMonline

SKANDAL: Kosova përfaqësohet me fusnotë në Shqipëri, merr pjesë ministrja Rozeta Hajdari

Një skandal i radhës ka ndodhur në Shqipëri. Republika e Kosovës është paraqitur në një tryezë me fusnotë, ashtu siç e dëshiron shteti i Serbisë.

Indeksonline ka siguruar dokumentin ku shihet ministrja e Qeverisë “Kurti” duke përfaqësuar shtetin tonë.

Bëhet fjalë për ministren e Ekonomisë, Punës, Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari.

Ajo ishte pjesëmarrëse për dy ditë rresht në Forumin për Përshpejtimin e Nxitjes së Konkurrencës dhe Inovacionit.

Kjo tryezë u organizua nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal dhe Forumi Ekonomik Botëror. Pjesëmarrës i saj ishte edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama si dhe politikan të tjerë të rajonit.

Lidhur me fusnotën, Albin Kurti, sa ishte vetëm postin e kryetarit të LVV-së, e kishte kritikuar ashpër si veprim.

Në një seancë të Kuvendit, të vitit 2012, ai kishte thënë se fusnota nuk ishte fjollë bore që të shkrihet, pra, nuk u bëmë as republikës as monarki.

“Rrjedhimisht jemi më pak se shtet, më pak se të pavarur dhe për pasojë nuk jemi. Kjo qeveri pranoi fusnotën që na konteston shtetësinë dhe e hoqi fjalën republikën nga emërtimi i shtetit”, kishte deklaruar ai. /Indeksonline/