Skandal në Gjermani, futbollisti i kafshon hundën kundërshtarit
Në kampionatet amatore të Gjermanisë ka ndodhur një skenë e tmerrshme. Në qytetin e Essen ka fluturuar një copë hunde në tokë.
Kafshimi ka ndodhur pas një sherri në takimin e SV Preussen Eiberg 11/13 dhe Essener SG 99/06 II .
Lojtarit që iu kafshua një pjesë e hundës përfundoi në spital.
“Ai është më mirë,” është shprehur drejtuesi i klubit Thomas Rausch. Lojtari tjetër doli me karton të kuq pas kafshimit.
Ndeshja përfundoi 3-3. Ndërkohë që policia po heton ngjarjen.