19:30 / E Martë, 08 Maj 2018 / indeksADMonline

Skandal në Premierligë, zbulohen disa trukime të kalendarit

Premier League sigurohet që gjashtë skuadrat më të mira të kampionatit të mos ndeshen me njëra tjetrën në ndeshjen e parë apo në ndeshjen e fundit të sezonit.

Ky skenar është ekzekutuar për disa vite dhe gjithashtu siguron se dy prej këtyre skuadrave elitare të përballen në javën e 26-të të sezonit.

Zbulimi ka ardhur vite të tëra pasi trajnerët kanë pretenduar se kalendari është i trukuar. Nuk është e qartë sesi bëhen aranzhimet por thuhet se kanë disa vite që zhvillohen.

Gjithashtu, gjashtë skuadrat më të mira mbahen të ndara në shortin e gjysmëfinales së FA Cup, një tjetër parametër për t’u konsideruar nga organizatorët.

Kritikët kanë thënë se një planifikim i veçantë bëhet në favor të gjashtë skuadrave më të mira. Janë pikërisht ato që duan paratë e të drejtave televizive të mos ndahen në mënyrë të barabartë.

Informacioni është zbuluar nga disa dokumente tenderi të mundësuara nga transmetues të Premier League me një sektor të veçuar që përmend gjashtë ekipet elitare.