10:14 / E Mërkurë, 08 Shkurt 2023 / B O

Skandal në Sanremo, Blanco shkatërron skenën

Një skandal i vërtetë ka ndodhur në natën e parë të festivalit italian të muzikës Sanremo, ku këngëtari i njohur Blanco ka shkatërruar skenën për shkak të një problemi në kufje.

Fituesi i sezonit të kaluar të kompeticionit më të rëndësishëm të muzikës italiane, nuk dëgjonte veten në kufje gjatë performancës së këngës “L’isola delle rose” dhe për këtë arsye dëmtoi gjithçka që skenografia kishte parashikuar.

Publiku nuk e pranoi këtë reagim të këngëtarit të ri dhe nisi të fishkëllente, por artisti u duk i pashqetësuar nga kjo gjë duke thënë se për shkak të problemit me audion zgjodhi të argëtohej.