21:29 / E Martë, 13 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Skandal në Sarandë, transportonte mishin në bagazhin e makinës

Një skandal është zbuluar sot nga Autoriteti Kombëtar Ushqimor në Sarande, në afërsi të rrugës së vjetër që te çon në qytetin e Delvinës.

Operacioni është zhvilluar pas informacioneve të marra në rrugë operative. Në përfundim të këtij aksioni është ndaluar një automjet që drejtohej nga Gazmir Gjini, 46-vjeç nga Lazarati.

Brenda në mjet janë sekuestruar 250 kg mish derri që vinte nga Greqia. Derri i pakontrolluar e i pa zhdoganuar, dyshohet të ketë hyre nga Kakavija.

AKU ka gjobitur drejtuesin me 200.000 lek te reja, është sekuestruar malli. Ka dyshime se ky shtetas kryente veprimtarinë prej 3 muajsh dhe shfrytëzonte natën për të kaluar nga rruga e vjetër e Delvinës.

AKU ka njoftuar strukturat e krimit ekonomik te Policisë së Shtetit për veprime të mëtejshme.