21:56 / E Hënë, 01 Tetor 2018 / indeksADMonline

Mizore, qytetari në Ferizaj fut fëmijën në bagazhin e veturës

Një qytetar ka rrezikuar jetën e një fëmije, të cilin e ka futur në bagazhin e veturës së tij.

Sipas fotografive të dërguara në adresë të kallxo nga një qytetar, shihet se si një shofer e ka futur një fëmijë të mitur në bagazhin e veturës për ta mbajtur një motoçikletë, që kjo të mos binte në tokë.

Siç shihet edhe në foto, një pjesë e motoçikletës është jashtë bagazhit dhe dera e bagazhit është e hapur.

Fotografitë janë shkrepur në rrugën afër Stacionit të Autobusëve në drejtim të rrugës për Ferizaj.

Këto janë fotografitë e dërguara nga qytetari.