21:11 / E Diele, 07 Janar 2024 / Gj. Sh

Skandal në Serie C, babai i lojtarit shqiptar futet në fushë dhe sulmon portierin kundërshtar

Një ngjarje interesante ka ndodhur para pak minutave në ndeshjen mes Cesena dhe Olibia në Serie C.

Babai i sulmuesit shqiptar, Cristian Shpendi është futur në fushë dhe ka goditur portierin kundërshtar, shkruan Indeksonline

Gjithçka erdhi për shkak të dëmtimit që pësoi Christian Shpendi, pjesë e Cesenas.

Sulmuesi i Kombëtares së moshave u aktivizua në minutën e 58’ dhe u zëvendësua në minutën e 85’ nga Ogunseye, pas dëmtimit të pësuar. Ishte portieri Rinaldi që luan për Olbian, ai që ndikoi.