11:09 / E Enjte, 22 Mars 2018 / indeksADMonline

Skandal në Shqipëri: Babai i futbollisti sulmon trajnerin e skuadrës

Skandalet në futbollin shqiptar nuk kanë të ndalur, shkruan indeksonline.

Sipas mediave në Shqipëri, gjatë mëngjesit të sotëm ka ndodhur një incident në një kamp stërvitor.

Babai i futbollistit të ri me iniciale A.C. ka grushtuar trajnerin e Tiranës U17 pas përfundimit të stërvitjes së mëngjesit.

Ai gjithashtu e ka kërcënuar trajnerin duke iu drejtuar me fjalë “Ta pres fytin”.

Këto raste janë të shpeshta te futbolli i të rinjve, ku prindërit sulmojnë trajnerët sidomos për mosaktivizimin e futbollistëve. /IndeksOnline/

 

Temat: