23:53 / E Hënë, 16 Gusht 2021 / C E

Skandal në Turqi, lojtarët e Galatasaray grushtohen mes vete sa ishte duke u zhvilluar ndeshja

Është zhvilluar ndeshja e fundit e xhiros së parë në Superligën e Turqisë, ku Giresunspor ka pritur Galatasarayn.

Gjatë ndeshjes ka ndodhur një gjë e rrallë, ku dy futbollistët e Galatasaray janë rrahur mes vete.

E gjitha ndodhi në minutën e 62-të të takimit, kur mbrojtësi brazilian Marcao është zënë me mesfushorin Akturgoklu.

Braziliani fillimisht e goditi me kokë shokun e skuadrës, pastaj edhe e grushtoi.

U desh që bashkëlojtarët tjerë të tyre te Galatasaray të ndërhynin që sherri mos të bëhej më i madh mes dy futbollistëve.

Por gjyqtari kryesor pasi e rishikoi këtë episod në VAR, vendosi që ta përjashtoj me karton të kuq mbrojtësin brazilian.

Trajneri i Galatasaray, Fatih Terim e zëvendësoi menjëherë edhe mesfushorin Kerem Akturkoglu pas zënkës që kishte me brazilianin.

Gjithsesi Galatasaray mori një fitore me vlerë 0-2 për ta nisur mbarë sezonin e ri në Superligën e Turqisë, por përplasja e dy shokëve të skuadrës i ka qitur hije të keqe klubit.