Skandal! Tahir Batatina i shkruan privat gjyqtarit të Superligës
Gjyqtari kosovar Fatlum Berisha ka publikuar një mesazh që pretendon se e ka marrë nga trajneri i Llapit, Tahir Batatina, pas një ndeshjeje të fundit në futbollin kosovar.
Në mesazhin e bërë publik, Batatina i drejtohet ashpër gjyqtarit, duke e akuzuar për gabime gjatë ndeshjeve, shkruan Indeksonline
“Mua është e vërtetë që më ka sprovuar Zoti, por ty që përdor tragjedi familjare, kurrë hallall Zoti mos ta bëftë”.

Në vazhdim, Berisha i bën thirrje edhe Federatës së Futbollit të Kosovës dhe organeve kompetente që të merren me persona të tillë, duke e konsideruar të papranueshme situatën.
“FFK, ky është momenti i fundit që duhet të merreni me këta persona. Gjithashtu, organet kompetente duhet të merren urgjentisht me sojin e tillë”, thuhet më tej
/Indeksonline/

