22:59 / E Martë, 11 Qershor 2019 / indeksADMonline

Skandal, turqit ankohen se sigurimi u’a ka rrahur portierin në ndeshjen me Kosovën

Një incident jo i zakontë ka ndodhur në ndeshjen Kosovë U21 – Turqi U21.

Në çastet e fundit të ndeshjes sigurimi ka përdorur dhunë ndaj portierit të Turqisë.

Trajneri i ekipit Vedat Inceefe, është ankuar te zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës.

“Na kanë qëlluar me grushta. Ku mbeti vëllazërimi mes kosovarëve dhe turqve” thotë Inceefe.

Kosova fitoi ndeshjen 3-1 duke arritur maksimumin e pikëve nga 2 ndeshje të zhvilluara. /Indeksonline/