13:31 / E Hënë, 27 Janar 2020 / indeksADMonline

Skandali i radhës nga FFK-ja: Eroll Salihu me standarde të dyfishta për delegatët, që përbëjnë konflikt interesi

Sipas një emaili që Eroll Salihu i ka dërguar LRF të Mitrovicës  për delegatin Hajrullah Haxhiu, i cili është sekretar i LRF të Mitrovicës  të cilin emaili e ka siguruar gazeta jonë.

Sekretari gjeneral Eroll Salihu thotë se ata punëtorët e FFK-së me kontratë pune nuk kanë të drejtë të jenë delegatë në Kuvendin e FFK-së sepse sipas Statutit të FFK-së përbëjnë konflikt interesi sipas nenit 23, pika 7. 

Por Eroll Salihu ka harruar se janë  se paku edhe 12 delegatë të tjerë të Kuvendit të FFK-së që kanë kontrata pune, janë anëtarë të komisioneve të FFK-së, janë  anëtarë të trupave statutarë të FFK-së  të cilët sipas nenit 23, pika 7,të Statutit të FFK, nuk kanë të drejtë me qene pjesë e Kuvendit të FFK-së, aty është e shkruar se :  “Anetari i organit apo trupit statutar te FFK-se nuk mund te merre pjese ne sjelljen e vendimeve rreth asnjë ceshtje, ku mund te ketë konflikt interesi”.

Gjitashtu edhe sipas Ligjit për OJQ , LIGJI Nr. 04/L-57 PËR LIRINË E ASOCIIMIT NË ORGANIZATA JOQEVERITARE, Nenin 14 pika 1: citoj : Asnjë anëtari të organit drejtues nuk i lejohet të marrin pjesë në diskutim apo në marrjen e vendimit për çështje ku ai ka interes direkt apo indirekt ekonomik. Anëtari i organit drejtues konsiderohet se ka interes ekonomik nëse ai/ajo ose cilido anëtar i familjes së tij ka interes direkt apo indirekt ekonomik.

Delegatët që përbëjnë konflikt interesi dhe nuk munden me qene pjesë e Kuvendit  sipas Statutit të FFK-së dhe Ligjit për OJQ , janë :

1.            Muharrem Sahiti,  nuk mundet me qenë delegatë i Kuvendit  sepse është trajner i Kombëtares  të cilin e ka emëruar  Komitet Ekzekutiv, ai merr pagë të lartë  nga KE  tani ai nuk mundet me votu për anëtaret e KE sepse përbën konflikt të pastër interesi

2.            Arta Osmani- si përfaqësuese e futbollit te femrave, nuk mundet me qenë pjesë e Kuvendit sepse është në  Komisionin e delegimit te refereve e emëruar nga Komiteti Ekzekutiv, është punëtore e administratës me kontratë pune në FFK, përbën konflikt te pastër interesi,

3.            Perparim Hasani, Kryetari i Shoqatës se Refereve, kryetar i komisionit për delegimin e refereve, ka kontrate pune nga FFK-ja i emruar nga KE tani me votu për antëtar të KE dhe nuk mundet me qenë pjesë e Kuvendit të FFK-së, përbën konflikt interesi,

4.            Malazog Hoxha, është kryetari i LRF Gjilan, është në Komisioni për referim ne FFK, është kontrollor i referëve , i emëruar nga KE, nuk mundet me qenë pjesë e Kuvendit të FFK-së, përbën konflikt interesi .

5.            Ismet Ahmeti,  është  Sekretari i LRF Peje me kontratë pune në FFK, Komesari i Ligave te treta R.Dukagjinit, i emrauar nga KE tani me votu për anëtar të KE nuk mundet me qenë pjesë e Kuvendit të FFK-së, përbën konflikt interesi,

6.            Hajrullah Haxhiu  është sekretar i LRF të Mitrovicës  dhe nuk mundet me qenë delegatë i Kuvendit të FFK-së, përbën konflikt interesi për këtë e ka konfirmuar vete sekretari Eroll Salihu.

7.            Agim Kastrati, përfaqësuesi i Ligave te dyta nga LRF Gjilani, i cili është anëtarë ne Komisionin e Garave te FFK-se, i emrauar nga KE tani me votu për anëtar të KE,  nuk mundet me qenë pjesë e Kuvendit të FFK-së, përbën konflikt interesi,

8.            Afrim Haliti, Kryetari i LRF Ferizaj me kontratë pune në FFK, kontrollor i deleguar ne ndeshje nga FFK, i emrauar nga KE tani me votu për antëtar të KE nuk mundet me qenë pjesë e Kuvendit të FFK-së, përbën konflikt interesi,

9.            Rasim Gimolli, Kryetari i Futsallit, i deleguar si delegat ne ndeshjet e futbollit te madh, i emrauar nga KE tani me votu për antëtar të KE nuk mundet me qenë pjesë e Kuvendit të FFK-së, përbën konflikt interesi,

10.          Ismajl Ajeti, Kryetari i LRF Prishtine, Komisari i Ligave te dyta, te treta ne FFK, i punësuar me gati krejt familjen ne FFK,  kandidat për KE dhe delegate, këtij i bjen me votuar për vetë vetën e tij, nuk mundet me qenë pjesë e Kuvendit të FFK-së, përbën konflikt të pastër interesi,

11.          Haki Bllacaku, përfaqësuesi i ligave te dyta ne LRF Prishtina, delegate i lojeve i emruar nga KE, klubi i tije eshte shuar,(fuzionin me A&N), nuk është votuar fare per te ne kuvendin e fundit te LRF te Prishtines, nuk mundet me qenë pjesë e Kuvendit të FFK-së, përbën konflikt interesi, 

12. Agim Hasani , vëllai i Përparim Hasanit , përveç qe me Përparim Hasanin përbën konflikt interesi ai është delegate i ndeshjeve në Ligen e Parë i emruar nga KE, përbën konflik interesi me votua për anëatrët e KE,

13, Shemsedin Abazi – është delegatë i ndeshjeve i emëruar nga KE dhe përben konflikt interesi për me votu për anëtarë të KE.

Anomalia e manipulimit me delagat e Erol Salihut dhe Agim Ademit shkon deri aty që pulorët e FFK-së me i bë delegatë ndersa klubeve ua mohon përfaqësimin duke ditur se tani me mbi 70% klubeve janë për ndryshime të Statutit dhe të propozuarit për KE nuk kanë përkrahjen e klubeve.

Pra bazuar në Ligjin e OJQ-ve dhe Statutin e FFK-se,  këta delegat  nuk munden me qenë pjesë e Kuvendit  sepse me votimin dhe vendimet e tyre ata i krijojnë dobi vetes (marrin mëditje, e paga mujore).

Nëse marrin pjesë në votim delegatët që kanë konflikt interesi ata mund të përballen me pasoja ligjore, mund të behët një kalzim penal për ta, për shkelje të Ligjit për konflikt interesi. /IndeksOnline/