17:17 / E Mërkurë, 25 Tetor 2023 / Gj. Sh

Skandali me bastet, ja sa do të dënohet Tonali

Sandro Tonali është përfshirë në një skandal bastesh në Itali.

Ish-futbollisti i Milanit, ka pranuar se ka vënë baste, duke përfshirë edhe ndeshjet e kuqëzinjëve, skruan IndeksOnline.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Tonali do të marr një dënim ku do ti ndalohet të luaj futboll në 10 muajt e ardhshëm.

Burimet konfirmojnë indikacionet përfundimtare, duke pritur deklaratën e Federatës Italiane, por sezoni i tij pothuajse ka përfunduar.

Ai poashtu do të marrë pjesë në një plan rehabilitimi të lojërave të fatit./IndeksOnline/