13:17 / E Premte, 11 Dhjetor 2020 / OSH

Skandali në kuvendin austriak/ Testi i Covidit del pozitiv duke e provuar në Coca Cola

Sekretari i përgjithshëm i partisë FPÖ në Parlamentin austriak plasi skandalin me testin e Covidit-19.

Ai e bëri testin live tek një gotë e mbushur me Coca Cola. Testi, për habinë e të gjithve doli pozitiv.

Drejtuesi i lartë i FPÖ-së theksoi se sa qesharak është ky test që e bleu Qeveria me më shumë para se duhej nga taksapaguesit austriakë. Sipas tij, këto para Qeveria mund t’i kishte investuar në azile, në shëndetësi, etj.