12:41 / E Martë, 31 Gusht 2021 / OSH

Skandaloze/ Dalin fotot brenda depos ku mbahen vaksinat anti-Covid, bërllogu deri n’gju!

Javëve të fundit janë shtuar ndjeshëm rastet e personave të prekur me Covid-19 në vendin tonë, por jo vetëm, pasi që edhe rastet e vdekjeve vetëm dje kanë prekur shifrën e 20 personave.

Të ndodhur në një situatë të tillë kosovarët me të madhe po kërkojnë që të vaksinohen si e vetmja mënyrë për tu mbrojtur nga ky virus.

Mirëpo gjendja  në vendet ku po kryehen testimet lë shumë për të dëshiruar, madje paraqitet e rrezikshme.

Në disa pamje që ka siguruar IndeksOnline shihen qytetarët në radhë të gjata e krejt pranë njëri tjetrit, duke pritur për t’iu nënshtruar një testi.

Ndërsa situata bëhet edhe më dramatike në pamjen tjetër kur një fëmijës i kryhet testi në një vend që ngjason me një depo të barnave.

IndeksOnline ka dërguar pyetje që në mëngjes në IKSHPK-në për të marrë një sqarim nga ta por që deri më tani nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje.