11:59 / E Martë, 12 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Skandaloze: Dokumentet zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë hidhen si lecka nëpër korridore

Ka disa ditë që punëtorët e Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Bujqësisë që po bëhen gati “dhunshëm” për t’i liruar zyrat.

Në objektin ku qëndronin për shumë vjet këto dy ministri, shumë shpejt pritet të ambientohet Presidenca e Kosovës.

Ministria e Bujqësisë duket se nuk e ka fare vëmendjen te dokumentet zyrtare, të cilat paraqesin gjëra me vlerë dhe rëndësi.

Indeksonline ka siguruar fotografi ku shihet se në mënyrë krejt skandaloze janë hedhur dokumentet zyrtare si lecka nëpër korridore të ministrisë.

Dokumentet po barten nga palët e jashtme, pa kurrfarë komisioni për pranimdorëzim të dokumenteve.

Siguria e bartjes së dokumenteve është zero dhe ato mund të preken apo asgjësohen nga persona të tjerë, shkruan Indeksonline.

Më shqetësuese është situata pasi që bëhet fjalë për shumë dokumente, të cilët janë të arkivuara prej shumë vjetësh në objektin e Ministrisë së Bujqësisë./Indeksonline/