17:34 / E Mërkurë, 31 Maj 2023 / Gj. Sh

SKANDALOZE/ Federata Ndërkombëtare e Tenisit i del në mbrojtje Djokovicit

Tenisti serb, Novak Djokovic, ditë më parë pas përfundimit të ndeshjes në Grand Slamin e “French Open”, ka bërë një mesazh kundër Kosovës.

Ai ka shkruar në kamerë pas ndeshjes: “Kosova është zemra e Serbisë. Stop dhunës”, shkruan IndeksOnline.

Lidhur me këtë Federata e Tenisit të Kosovës ka bërë ankesë në Federatën Ndërkombëtare të Tenisit si dhe në organizatorin e garës, Roland Garos dhe kanë kërkuar që të dënohet sjellja nacionaliste dhe shoviniste e tenistit serb.

Rreth kësaj, Federata Ndërkombëtare e Tenisit i ka kthyer përgjigje Federatës së Tenisit të Kosovës, ku thuhet se qëndrimet politike nuk janë të ndaluara!

“Rregullat për sjelljen e lojtarëve në një ngjarje Grand Slam rregullohen nga rregullorja e Grand Slamit, e administruar nga organizatori dhe rregullatori përkatës. Nuk ka asnjë dispozitë në këtë që ndalon deklaratat politike” thuhet në përgjigjen e Federatës Ndërkombëtare të Tenisit./IndeksOnline/