21:28 / E Premte, 17 Janar 2020

Skandaloze: FFK nënshtrohet para Rusisë

Federata e Futbollit e Kosovës ka lëshuar një mundësi ideale për të marrë një fitore në tavolinë përballë Rusisë, apo të marrë edhe një fitore edhe më të madhe, të detyrojë Rusinë të pranojë shtetësinë e Kosovës.

Ndeshja e paraparë të luhej më 4 tetor në ‘Fadil Vokrri’ ndërmjet kombëtares së Kosovës në konkurencën e femrave dhe asaj të Rusisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian ‘Euro 2021’ me shumë mundësi pritet të zhvillohet jashtë vendit.

Kjo për arsye që FFK e ka pranuar kërkesën e UEFA’s për të mos e zhvilluar ndeshjen në Kosovë duke u dorëzuar pa kushte.

Federata ruse kishe kërkuar nga UEFA që ndeshja fillimisht të shtyhej për arsye sigurie dhe më pas të luhet në një terren neutral.

Megjithëse Kosova ka mundur të marrë një fitore në tavolinë, pasi që vendimi i UEFA’s i dates 29 maj 2019 e obligonte Rusinë të zhvillonte ndeshjen në Kosovë, kjo gjë nuk ndodhi për shkak që drejtuesit e FFK pranuan kërkesën për të luajtur jashtë vendit.

Dueli ndërmjet Kosovës dhe Rusisë do të zhvillohet në muajin mars dhe me shumë mundësi në njërën prej vendeve perendimore.

Një tjetër dorëzim pa kushte i institucioneve kosovare përballë kërkesës së Rusisë për të zhvlerësuar institucionet e Kosovës.

Kosova dhe Rusia ndodhen në grupin A të kualifikimeve për ‘Euro 2021’.