10:28 / E Premte, 30 Korrik 2021 / Blerim

Skandaloze: Gjyqtarja në Pejë urdhëron policinë që të akuzuarin ta sjellin në dasmë e më pas ta kthejnë në arrest shtëpiak

Gjyqtari i Gjykatës Themelore në Pejë – Departamenti i Krimeve të Rënda, Nushe Mekaj, ka urdhëruar Policinë e Kosovës që një të akuzuar për grabitje, shkaktim të rrezikut dhe mbajtje në posedim të paautorizuar të armëve, që ndodhej në arrest shtëpiak ta dërgojë në një aheng familjar dhe ta kthej pas përfundimit të ahengut.

Burimet e IndeksOnline kanë thënë se ky është një rast i pazakont dhe nuk dihet se si ka ardhur gjyqtarja deri të ky vendim./IndeksOnline/