14:30 / E Shtunë, 23 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Skandaloze, lojtari i Chelsea filmohet toples në një klub nate

Futbollisti i Chelsea, Ross Barkley është filmuar toples në një klub nate në Dubai, ndonësepo kalonte një kohë rehabilitimi, pas dëmtimit të pësuar disa javë më parë.

Ky veprim skandaloz i mesfushorit të talentuar ka humbur durimin e trajnerit, Frank Lampard i cili së bashku me klubin e tij priten të marrin masa në drejtim të tij.

Barkley është filmuar nga një i pranishëm aty, i cili më pas ngarkoi yllin e futbollit anglez pa fanellë në rrjete sociale.

25 vjeçarit, klubi i tij i kishte dhënë lejë për të shkuar në Dubai për pushime, ndërsa ai e ka shfrytëzuar në mënyrën më të keqe.