17:50 / E Premte, 07 Tetor 2022 / Gj. Sh

Skandaloze, mediumi serb e quan Ballkanin skuadër nga krahina serbe

Ballkani është kryefjala në mediat ndërkombëtare pas fitores spektakolare që e shënoi mbrëmë në Conference Leagu ku e mposhti Sivassporin me rezultat 4:3 në Turqi.

Këtë sukses të kampionit të Kosovës nuk po mund ta pranojnë assesi mediat serbe të cilat vazhdojnë ta njollosin vendin tonë.

Portali serb “Sportal” ka shkruar për suksesin e Ballkanit derisa ka potencuar se kjo skuadër vjen nga Krahina jugore e Serbisë.

“Klubi i Suharekës u bë kështu ekipi i parë nga i ashtuquajturi Kosova, e cila shënoi fitore në një garë evropiane dhe e arriti me golin e Ermal Krasniqit në minutën e katërt të pushimeve. Skuadra nga krahina jugore serbe ishte më e zgjuar dhe më me fat”, ka shkruar ndër të tjera medium serb.