09:58 / E Martë, 09 Prill 2019

Skandaloze: Ministri i Qeverisë së Kosovës i quan shqiptarët terroristë, Reçaku thotë se është masakër e trilluar

Ministri i MAPL-së në Qeverinë e Kosovës, Ivan Teodosijevic e ka ndjekur rrugën e ish-zëvëndësministres, Vesna Mikic.

Në datën që kujtonte 20 vjetorin e bombardimeve të Nato-s, Teodosijevic ka bërë një deklaratë diskrikiminuese dhe turpëruese.

Ministri nuk ka ngurruar t’i quaj shqiptarët terroristë, ndërsa masakrën e Reçakut e quan të trilluar, shkruan Indeksonline.

“Arsyeja për agresion në shtetin tonë ka qenë e ashtëquajtura katastrofë humanitare në Kosovë e Metohi. Masakra e Reçakut ishte trillim, kurse janë terroristët shqiptarë atë që trilluan gjithë këtë dhe bënë krimet më të mëdha në Kosovë e Metohi. Për këtë, sot askush nuk ka dhënë përgjegjësi. Kanë bërë krime para agresionit të NATO-s, kanë vrarë shtëpiak të mirë serbë dhe policë në vendin e tyre të punës. Gjakpirjen e tyre e kanë vazhduar edhe gjatë agresionit dhe pas ardhjes së misionit të ashtëquajtur paqësor në Kosovë e Metohi” ka thënë Teodosijevic në Zveçan.

Deklaratën e siguruar nga Indeksonline, mund ta ndiqni edhe në videon e mëposhtëme./Indeksonline/