09:37 / E Enjte, 20 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Skandaloze/Në tekste shkollore vendi ngatërrohet me shtetin e komuniteti boshnjak me “myslimanët”

Cilësia e teksteve shkollore me të cilat shërbehen nxënësit në vendin tonë, shpesh është kritikuar, madje gabime të shumta janë hasur brenda të njëjtave, ku s’kanë munguar as reagimet.

Derisa shumë shpesh është kërkuar që këto tekste të ndryshohen e të përmirësohen, shkruan Indeksonline.

Madje, një gabim skandaloz u vërejt edhe brenda një teksti me të cilën shërbehen nxënësit e shkollave fillore.

Publicisti kosovar, Nexhmedin Spahiu ka publikuar një pjesë të këtij teksti, derisa ka thënë se kjo arsyeton atë pse nxënësit dalin të dobët në PISA.

Ky është postimi i Spahiut në lidhje me gabimet që janë bërë në tekstin shkollor:

Ja një tekst shkollor i një autori idiot? Prandaj nxënësit dalin të dobtë në PISA. “Popullit të Republikës së Kosovës”. Republika ka shtetasë/qytetarë e jo popull. Pastaj “Vendi im Republika e Kosovës”. Vendi im është Kosova ore idiot autori. Shteti im është Republika e Kosovës. Vendi është gjeografi (tokë, njerëz), shteti është aparat (konglomerat institucionesh). Nuk ngatërrohet vendi me shtetin.

Dhe kulmi, për komunitetin boshnjak përdorë termin “myslimanët” në vend të termit kushtetues boshnjakët. Nëse ka prokuror të ndershëm në Kosovë, këtë autor duhet futur në burg për fyrje publike mbi baza etnike e fetare. Kurse gjithë përgjegjësit në ministrinë e arsimit të shkarkohen urgjentisht.