17:55 / E Premte, 09 Qershor 2023 / MSH

S’kanë mbarim dasmat e VIP-ave, Venera dhe Lindi në radhë?

Teksa jemi ende nën emocionet e dasmës elegante të Elgit Dodës dhe Klea Hutës, duket se kurorëzimet e dashurisë për këtë sezon vere nga personazhet VIP nuk kanë mbaruar.

Një tjetër dyshe e showbiz-it ka patur një lajm të mirë për të gjithë mbështetësit e tyre. Bëhet fjalë për Venera Lumanin dhe Lind Islamin.

Në një intervistë për “Ftesë në 5”, çifti deklaroi se ata dasma e tyre do të jetë këtë vjeshtë.

“Fund shtatori, fillim tetori do bëjmë diçka të vogël që me siguri do të bëhet e madhe”- tregoi Venera.

Edhe pse këngëtarja nuk ndahu detaje të mëtejshme, na mbetet vetëm të presim të shijojmë copëza nga dita e tyre e lumtur.