19:27 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

S’kanë të ndalur takimet e degëve të LDK-së, çfarë u diskutua në këtë të fundit?

Kryesia e LDK-së ka vizituar strukturat e Degës së IV-të të saj në Prishtinë.

Takimin e hapi kryetari i degës së IV-të, zHalim Muqolli, i cili i përshëndeti të pranishmit dhe i ftoj strukturat për një bashkëbisedim me kryesinë.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri njoftoj strukturat për takimet tashmë të rregullta të kryesisë.

Beqiri ndër të tjerash ka folur për qëndrimet e LDK-së për dialogun me Serbinë, Forcat e Armatosura, kufijtë shtetror, listat e veteranëve dhe çështje tjera me rëndësi për vendin.

Deputeti i LKD-së ka folur për dokumentin të cilin sot e ka miratuar kryesia e LDK-së në lidhje me orientimet e LDK-së për dialogun me Serbinë dhe platformën për zgjedhjet nacionale, i cili pritet të miratohet në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së. Ai gjithashtu ka kërkuar koordinim dhe shtim të aktiviteteve në terren dhe mobilizim maksimal nga të gjitha strukturat e degës së IV-të dhe strukturat e LDK-së në gjithë Kosovën.

Gazmend Muhaxheri, ka thënë që LDK-ja duhet ta shton aktivitetin në terren dhe në raport me zhvillimet e shpejta nëpër të cilat po kalon vendi, LDK-ja duhet të dal e mobilizuar dhe e suksesshme.

Arben Gashi, ka thënë që LDK-në tashmë e dallojnë elementet, njëri i unifikimit dhe tjetri, veprimet e Grupit Parlamentar dhe të strukturave të saj.

Naser Osmani, ka konsideruar që ky takim është shumë i rëndësishëm dhe strukturat e LDK-së janë baza e pikënisjes për çdo veprim dhe vendim që duhet të marrë LDK-ja në çdo kohë.

Armend Zemaj, ka thënë që LDK-ja do t’i fitoj zgjedhjet nacionale dhe LDK-ja të iu jep zgjidhje problemeve më të rëndësishme të Kosovës. Ai gjithashtu ka përmendur veprimet dhe temat që Grupi Parlamentar i LDK-së i ka ngritur gjatë mandatit dhe disa çështje tjera të rëndësishme.

Dega e IV-të, pas disa vërejtjeve, sygjerimeve, propozimeve dhe çështjeve të rëndësishme të cilat u diskutuan, në fund kanë shprehur përkrahje ndaj qëndrimeve të Kryesisë së LDK-së dhe kryetarit Mustafa.

Pjesë e këtij takimi ishin edhe Lirije Kajtazi, Vlora Dumoshi, Vjosa Osmani Sadriu, Hykmete Bajrami dhe Lumir Abdixhiku./Indeksonline/