75 Mall Live Search
10:46 / E Premte, 08 Maj 2026 / L A

S’kanë të ndalur të këqijat te Reali, lëndimi i lojtarit është më serioz seç pritej

Real Madridi po kalon një kohë tejet të rëndë këtë sezon.

Incidentet e ndjekën gjatë tërë kësaj kohe, që nga shkarkimi i Xabi Alonsos e deri te kacafytjet mes lojtarëve si Aurelien Tchouameni dhe Federico Valverde.

Disa ditë para “El Clasicos”, Reali po përballet me një lëndim të ri të Ferland Mendyt i cili tendinë të shqyer me ndarjen e kockave, i cili mund të mungojë rreth një vit.

Mendy, e përfundon sezonin me vetëm 9 paraqitje për Realin./IndeksOnline/